23 Dhjetor 2024

Mitrovicë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë

Mitrovicë, 24 janar - Zyrtarët e strukturave politike dhe atyre të sigurisë, vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë, se situata gjatë dy javëve të fundit në Mitrovicë ka qenë e qetë dhe pa ndonjë problem që do të reflektohej në sigurinë e përgjithshme.

Incidenti i vetëm që u përmend ishte sulmi ndaj tre pjesëtarëve të EULEX-it që ka ndodhur në veri.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, tha se në përgjithësi ka qenë një situatë e qetë.

Ai dënoj sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it, duke theksuar se dhuna  është e papranueshme, andaj autoriteteve u vëri thirrje që të angazhohen që sa më parë të sqarohen rrethanat e këtij incidenti.

Kryetari Kastrati, ka folur edhe për procesin zgjedhor në Mitrovicë, duke e vlerësuar si shumë të qetë dhe demokratik.

“Edhe fushata dhe dita e votimeve ka kaluar pa asnjë incident. Kjo ka ndikuar që të krijohet një imazh më i mirë për zgjedhjet në përgjithësi në vend”.

Ai ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë fushatës dhe zgjedhjeve, duke treguar një kulturë të lartë qytetare.

Poashtu kryetari Kastrati ka përgëzuar të gjitha subjektet politike për mbarëvajtjen e këtij procesi mjaft të rëndësishëm në Mitrovicë.

Edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ka folur për procesin zgjedhor, duke thënë se gjithçka ka shkuar mirë dhe në kuadër të standardeve demokratike.

“Ditëve të fundit Mitrovica ishte vërshuar prej kandidatëve të të gjitha subjekteve politike, të cilët në mënyrën më demokratike kanë kërkuar votat”.

Ai tha se në ditën e votimit ka pasur probleme në Shalë të Bajgorës për shkak te reshjeve të mëdha të borës. Por sqaroi se atje janë angazhuar edhe kompani shtesë për pastrimin e borës, të cilat kanë bërë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.

Zyrtarët e policisë procesin zgjedhor e kanë vlerësuar të qetë dhe pa asnjë incident.             

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)