15 Janar 2025

Mitrovicë, bie numri i veprave penale të vjedhjeve të rënda

Mitrovicë, 18 shkurt - Çështja e migrimit të popullatës dhe shkaqet që po ndikojnë në këtë dukuri, si dhe çështja e sigurisë në përgjithësi, kanë qenë temë e takimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, në Mitrovicë.

Në takimin e kryesuar nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, përveç anëtarëve të këtij këshilli, ishin prezent edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës nga Qendra dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të brendshme dhe përfaqësues të Këshillit Veprues Lokal.

Duke folur për çështjen e sigurisë, drejtori i Stacionit Policor Jugor, Ahmet Gjosha, tha se Mitrovica mund të konsiderohet ndër rajonet më të qeta në Kosovë, sa i përket veprave kriminale. “Veprat më të shpeshta kriminale që janë shënuar në Mitrovicë janë veprat penale të vjedhjeve të ndryshme. Mirëpo, gjatë muajit janar të këtij viti, kemi rënie deri në 40 për qind të këtyre veprave e po ashtu rënie edhe të akteve tjera kriminale”, tha Gjosha.

Megjithatë, sipas tij, edhe për policinë mbetet shqetësim migrimi i popullatës, për çka janë duke u zhvilluar takime me përfaqësues të lagjeve dhe në bashkësi lokale.

Afrim Voca, shef i Sektorit të Gjendjes Civile, tha se vetëm gjatë muajit janar në Mitrovicë, janë lëshuar 1.402 certifikata me fotografi, të cilat supozohet se janë shfrytëzuar për migrim përmes Serbisë. Mirëpo, sipas Vocës, në këtë drejtim ka rënie të kërkesave për tu pajisur me këto dokumente, sidomos ka rënie të dukshme gjatë javës së fundit.

Çlirim Hajdini, drejtor për Siguri në Bashkësi dhe Parandalim, tha se “Kemi formuar një grup dhe jemi duke dal në terren në komunat e Kosovës, për të parë shkaqet dhe brengat e qytetarëve që po ndikon në migrimin e popullatës. “Kërkoj nga ju që të jeni sa më afër qytetarëve dhe tua shpjegoni pasojat e migrimit ilegal”, tha Hajdini.

Fadil Rexhepi, nga Policia Kufitare, foli për pasojat e migrimit ilegal, duke theksuar se migrimi ilegal është vepër penale dhe ata që kanë kaluar ilegalisht kufirin do të gjobiten. Po ashtu sipas tij, të tillët përveç se do të kthehen në Kosovë, për disa vite nuk do të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë ne vendet e Shonhgen. Edhe Rexhepi informoj të pranishmit se ka rënë të numrit të personave që po e lëshojnë Kosovë, ndërkohë që disa kompani që kanë bërë transportimin ilegal të tyre, u tha se janë gjobitur.

Prezent në takim ishin edhe përfaqësues të Këshillit Lokal të Veprimit dhe përfaqësues të disa lagjeve të Mitrovicës, të cilët thanë se shkaqet kryesore që po ndikojnë në migrimin e popullatës, janë shkalla e lartë e papunësisë dhe gjendja e vështirë sociale.

Ndryshe, përfaqësues të Policisë së Kosovës nga Qendra, duke theksuar se migrimi ilegal është shqetësim për të gjithë, kërkuan nga autoritetet komunale, ato të sigurisë, përfaqësuesit e komuniteteve, medieve, OJQ-ve etj., që të takohen me qytetarë dhe t’ua shpjegojnë atyre pasojat e migrimit ilegal, në mënyrë që të japin kontributin e tyre në parandalimin e kësaj dukurie.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)