03 Maj 2024

Mitrovica shembull për programin e gjendjes civile

Mitrovicë, 12 korrik - Përkushtimi i drejtueseve të Komunës së Mitrovicës, përkatësisht atyre të Drejtorisë së Administratës dhe Zyres së Gjendjes Civile, ka bërë që kjo komunë të merret si shembull për efikasitetin sa i përket programit të ri të gjendjes civile. Zyrtarët komunalë thonë se në fillim kanë pasur disa probleme, mirëpo tash punëtorët janë përshtatur me këtë program dhe gjërat po ecin mirë.

Një gjë e tillë është vlerësuar edhe nga drejtuesit e Agjencisë së Regjistrimit Civil, të cilët të shoqëruar nga një numër zyrtarësh të Komisionit Evropian, kanë vizituar Zyren e Gjendjes Civile në Mitrovicë. Ata janë shprehur të kënaqur me përshtatjen e shpejtë të punëtorëve me programin e ri.

Në mesin e zyrtarëve të KE-së, që kanë vizituar këtë zyre, ka qenë Cindy Van Den si dhe Frank Nam, shef i projektit “Mbështetja për zyrat e regjistrimit civil”. Ata janë interesuar në detaje për zbatimin e programit të ri të gjendjes civile si dhe për problemet e mundshme.

Në anën tjetër, kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka falënderuar për mbështetjen e ofruar nga KE-ja sa i përket avancimit të shërbimeve komunale, ndërsa drejtori i Administratës, Abdullah Bejtullahu dhe shefi i Zyres së Gjendjes Civile, Afrim Voca, i kanë njoftuar për ecurinë e punës. Ata thanë se nuk ka ndonjë problem serioz, megjithëse ngarkesa në punë është shumë e madhe në këtë kohë kur diaspora është në pushime.

Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për qytetarë, përveç tjerash para disa javësh është rregulluar edhe Salla e regjistrimit civil, duke ofruar kushte dhe ambient komod.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)