22 Dhjetor 2024

Mitrovica kërkon të ndalojnë hyrjen personaliteteve të Serbisë

Mitrovicë, 28 maj - Përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë janë mbledhur të premten në një takim jo të rregullt të Komitetit të Sigurisë për të shqyrtuar gjendjen dhe organizimin e institucioneve për menaxhimin e situatës në prag të 30 majit, kur janë paralajmëruar që të mbahen zgjedhjet e shtetit fqinj Serbisë, edhe në veri të Kosovës.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka thënë se këto janë zgjedhje ilegale dhe të papranueshme, andaj edhe të zgjedhurit e tyre nuk do të njihen. “Unë si kryetar komune nuk do të bashkëpunoj në asnjë formë me ta”, tha ai, duke shtuar se edhe institucionet ndërkombëtare duhet ta mbajnë një qëndrim të tillë. Kryetari Kastrati ka apeluar tek qytetarët që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme nga strukturat paralele serbe, të cilat qëllim kryesor e kanë që ta destabilizojnë gjendjen. 

Në anën tjetër, ai ka përmendur se pikërisht me 30 maj në Mitrovicë janë paraparë të mbahen edhe disa aktivitete të tjera, për çka nevojitet një bashkëpunim ndërmjet institucioneve në mënyrë që të mos ketë probleme. Në këtë drejtim ai ka cekur protestën e paralajmëruar nga shoqatat e luftës në kundërshtim të zgjedhjeve serbe në veri, mandej një koncert që është organizuar nga UNICEF-i për nder të 1 Qershorit-Ditës së Fëmijëve si dhe festimit të mundshëm të tifozëve të klubit futbollistik “Trepça”, që presin të sigurojnë titullin e kampionit të Republikës së Kosovës pas 18 vitesh. 

Ai ka kërkuar që koncerti i paraparë për atë ditë nga UNICEF-i të shtyhet për një ditë tjetër, për shkak të rrethanave të krijuara. Ndërsa për protestën e shoqatave të luftës, Rafet Ibishi, kryetar i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Mitrovicë, ka thënë se është paraparë që protesta të nis në orën 12:00 në “Sheshin e Jasharëve”, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë

në drejtim  të sheshit “Isa Boletini”, ndërsa në orën 13:00 parashihet të përfundoj pas disa fjalimeve.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Artan Osmani, ka sqaruar se drejtuesit e klubit futbollistik “Trepça” kanë paraparë që në rast të sigurimit të titullit në orën 20:00 të mbajnë një koncert në sheshin “Shemsi Ahmeti”.         
 

Duke reflektuar ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës, me theks të veçantë në Komunën e Mitrovicës, situatën e përkeqësuar si pasojë e organizimit të zgjedhjeve jolegjitime nga ana e shtetit fqinjë Serbisë, asgjësimin, shkatërrimin e të mirave materiale, vizitat e paparalajmëruara dhe të papenguara të krerëve të partive nacionaliste serbe, të shoqëruara nga eskorta të armatosura, thirrjet e tyre për konflikte ndëretnike dhe pastrim etnik, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot më dt. 28.05.2010 lëshon këtë: 

Deklarata  Politike

   1. Të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, e veçanërisht Qeveria e Republikës së Kosovës, të shtojnë përkushtimin për zbatimin e Kushtetutës dhe ruajtjes së tërësisë territoriale të Kosovës, me theks të veçantë në Komunën e Mitrovicës.

2. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe EULEX-i të ndalojnë hyrjen në Kosovës të personaliteteve politike dhe individëve të armatosur nga shtetet fqinje, të cilët bëjnë thirrje për pastrim etnik dhe nxisin konflikte ndëretnike në veriun e Kosovës.
  
3. U apelojmë qytetarëve serb, banorë të Komunës së Mitrovicës, që të mos dalin në votimet jolegjitime të organizuara nga Serbia dhe njëkohësisht inkurajojmë ata që të mbështesin institucionet e Kosovës në përpjekjet tona të përbashkëta me bashkësinë ndërkombëtare për integrim sa më të shpejtë në institucionet e Kosovës.

   4. Kuvendi i Komunës së Mitrovicës dhe Kryetari i Komunës i siguron të gjithë qytetarët e Mitrovicës se me vëmendje përcillen të gjitha zhvillimet politike dhe ato të sigurisë dhe njëkohësisht inkurajojnë qytetarët që të mos bien pre e provokimeve të ekstremistëve apo individëve të cilët nuk ia kanë dashur të mirën Kosovës dhe qytetarëve të saj.

 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)