Mitrovica formon komision për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti
Mitrovicë, 21 mars - Komuna e Mitrovicës e ka formuar një komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti që ka ndodhur me 20 mars, me çrast kishin pësuar dëmtime një numër objektesh, kryesisht të vjetra.
Ylber Durmishi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se janë rreth 50 kërkesa që janë drejtuar në komunë në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti.
Ai theksoi se tashmë komisioni ka nisur punën në terren dhe sipas vlerësimeve të para shumica e rasteve të paraqitura kanë probleme me objekte të vjetra, të cilat kanë pësuar dëme edhe nga tërmeti.
Ai tha se komisioni do të vazhdoj punën në mënyrë që të shikohen të gjitha rastet e paraqitura dhe më pas të merret vendim për to.