16 Janar 2025

Mitrovica dy vjet pa vrasje

Prishtinë, 18 shtator - Gjendja e përgjithshme e sigurisë, rendit dhe qetësisë në komunën e Mitrovicës, është në nivel të kënaqshëm.

Kjo vlen edhe për sigurinë e nxënësve dhe objekteve edukativo-arsimore, është vlerësuar në mbledhjen Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), që është mbajtur në ndërtesën e Kuvendit të komunës, nën drejtimin e drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, në të cilën isht i pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Safet Kamberi.

Në këtë mbledhje u shqyrtua vetëm një pikë e rendit të ditës e që ishte “Masat e ndërmarra të sigurisë nëpër shkolla për vitin shkollor 2015/2016.

Komandanti i stacionit jugor të policisë në Mitrovicë, Ahmet Gjosha, tha se policia ka bërë gati planin operativ, të cilin me sukses po e realizon në bashkëpunim me të gjithë faktorët tjerë:nxënësit, prindërit, arsimtarët e të tjerët dhe falë kësaj gjendja e sigurisë nëpër shkolla në këtë fillimit është e mirë dhe nuk është shënuar  asnjë problem.

“Ne shpresojmë se gjendja do të vije duke u përmirësua gjithnjë, pasi edhe të gjithë parametrat tjerë e garantojnë një gjë të tillë. Mitrovica është një ndër komunat e rralla, ku për dy vjet nuk ka ndodhur asnjë vrasje.\"

\"Gjatë tetëmujorit të fundit në zonën e përgjegjësisë të stacionit jugor të policisë, rastet e përgjithshme të shkeljes së ligjit kanë rënë për 12.9 për qind, numri i veprave penale ka rënë për 18 për qind, ndërsa veprat kundër pronës kanë shënuar rënie për 27 për qind”, ka thënë Gjosha.

Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, ka lavdëruar punën e policëve nga stacioni jugor, duke thënë se falë angazhimit të tyre dhe bashkëpunimit shumë të mirë me institucionet komunale, sot kemi në komunën e Mitrovicës një situatë shumë më stabile të sigurisë, ndërkohë që është shtuar dukshëm siguria e nxënësve dhe objekteve shkollore.

Edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, në bashkëpunim me organet tjera të sigurisë, që të shtohet niveli i sigurisë nëpër shkolla dhe kjo ka rezultuar me sukses, pasi që gjithçka është në rregull dhe pa incidente e probleme tjera të sigurisë.

Edhe anëtarët tjerë të KKSB në diskutimet e tyre kanë vlerësuar pozitivisht masat e ndërmarra dhe sigurinë nëpër shkolla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)