Misioni i OSBE-së prezanton doracakun e sigurisë për nxënës
Prishtinë, 3 tetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë nesër një doracak të sigurisë për nxënësit dhe prindërit e tyre në gjuhën shqipe, serbe dhe turke.
Doracaku, i përgatitur nga Misioni i OSBE-së dhe policia e Kosovës, është një mjet praktik për nxënësit, prindërit dhe mësuesit dhe ka për qëllim tu ndihmojë atyre në ngritjen e vetëdijes për çështje të sigurisë që nga bisedat me të panjohurit, siguria në trafik e deri te përdorimi i internetit.
Përveç publikimit të këtij doracaku, Misioni i OSBE-së do ta mbështesë Policinë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në dhënien e ligjëratave të sigurisë personale nëpër shkollat fillore në tërë Kosovën. Ligjëratat do të adresojnë çështjet e sigurisë të identifikuara në një ushtrim vlerësues të bërë më herët..