Misioni i OSBE-së mban trajnim për policë në veriun e Kosovës
Trajnimi është fokusuar në marrjen e dëshmive fotografike nga vendi i krimit apo aksidentit të cilat do të pranoheshin nga gjykata, e që në shumë raste janë hapi i parë në një hetim. Gjithashtu, Misioni ka dhuruar dhjetë fotoaparate për tiu mundësuar policëve të dalin në vendin e ngjarjes të përgatitur si duhet.
Trajnimi i sotëm dhe fotoaparatet e reja do të duhej tju mundësonin policëve në veriun e Kosovës të dalin më shpejt në vend të ngjarjes dhe me pajisjet e duhura, tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.
Jemi të kënaqur që po ju ofrojmë si trajnimin ashtu edhe pajisjet meqë janë banorët lokal ata që do të përfitojnë nga shkathtësitë e përmirësuara të policëve.
Trajnimi është mbajtur me kërkesë të Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni ofron trajnime të avancuara dhe të specializuara për agjencitë për zbatim të ligjit.