Mirënjohje për zjarrfikësit e KFOR-it
Mitrovicë, 6 shtator - Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala, ka ndarë të hënën mirënjohje për pjesëtarët e zjarrfikësve të KFOR-it francez për ndihmën në rastet e ballafaqimit me zjarre sikur që kishte ndodhur para disa ditësh në fshatin Frashër.
Drejtori Bala ka vlerësuar lart angazhimin e tyre në terren, të cilët kanë ndikuar që zjarri të lokalizohet dhe të mos rrezikoj shtëpitë.
Në anën tjetër, drejtuesit e njësitit të zjarrfikësve nga KFOR-i francez kanë thënë se bashkëpunimi dhe ndihma do të vazhdoj edhe në të ardhmen, meqë kjo parashihet edhe në misionin e tyre këtu.
Ndërsa komandanti i Brigadës së zjarrfikësve në Mitrovicë, Tahir Mikullovci, ka thënë se ndihma nga njësiti i zjarrfikësve të KFOR-it nuk ka munguar asnjëherë. Ai falënderoj për ndihmën dhe shfaqi shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit.