23 Dhjetor 2024

Miratohet Udhëzimi Administrativ për Qendrën për Siguri Publike

Vushtrri, 19 tetor – Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri tashmë do të funksionojë me Udhëzim të ri Administrativ. Në mbështetje të nenit 145 paragrafi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka  nënshkruar Udhëzimin Administrativ për organizimin dhe strukturimin e brendshëm të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Udhëzimi Administrativ përcakton organizimin strukturor të qendrës si Agjenci Ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim si Agjencion Ekzekutiv do të veprojë në përputhje me misionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dokumentet strategjike të saj dhe vizionin e qartë për ndërtimin, ruajtjen, ngritjen e sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, profesionale dhe të avancuara, bazuar në standardet dhe vlerat demokratike për paanshmëri dhe profesionalizëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)