17 Janar 2025

Miratohet Strategjia Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje

Prishtinë, 30 dhjetor - Sot, në mbledhjen e Qeverisë është miratuar Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Plani i Veprimit për 2016 - 2020.

Zëvendësministri Çelaj falënderon Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe thekson se kjo strategji ka qenë prioritet i imi duke marre parasysh rëndësinë e saj, kategorinë e njerëzve dhe fenomenin që kjo strategji trajton.

Zëvendësministri Çelaj u shpreh i bindur se kjo strategji do të ndikojë në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe se ajo bazohet në praktikat e deritanishme, duke përmirësuar dobësitë që përmbante strategjia paraprake.

Strategjia e re parasheh llogaridhënie më të lartë institucionale, masa konkrete për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, rishikim të legjislacionit, si dhe masa të tjera që do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes në këtë fushë.

Zëvendësministri Çelaj falënderon gjithashtu të gjitha institucionet dhe organizatat për punën, bashkëpunimin dhe përkrahjen gjatë tërë këtij procesi të hartimit dhe beson që me punën dhe përkushtimin e ekipit, gjatë viteve të ardhshme do të arrijmë t`i plotësojmë zbrazëtirat e krijuara si mungesë e mosmiratimit të strategjisë në këtë vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)