Minxhozi rikonfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit mes të dy shteteve
Prishtinë, 19 mars - Ministri i FSK-së, Agim Çeku, priti sot, ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, i cili kohë më parë është emëruar ambasador në Republikën e Kosovë.
Në pritje morën pjesë edhe zëvendësministrat; Muhamet Latifi dhe Bejtush Gashi.
Ministri Çeku fillimisht Minxhozi i ka uruar detyrën e re, dhe më pastaj e ka njoftuar me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar që ka FSK-ja.
Me theks të veçantë u fol për bashkëpunimin e ngushtë në mes të dy ministrive; të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe MFSK-së.
Ndërsa, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, në Kosovë, Minxhozi duke falënderuar ministrin Çeku për pritjen e ngrohtë, rikonfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes të dy shteteve.
Takim i sotëm i ambasadorit të Shqipërisë, Minxhozi pati karakter njohje.