16 Janar 2025

Minxhozi rikonfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit me MFSK-në

Prishtinë, 8 shtator - Ministri i FSK-së, z. Haki Demolli priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Qemal Minxhozi.

Ministri Demolli me këtë rast e njoftoi ambasadorin Minxhozi me të arriturat e përgjithshme të MFSK-së dhe FSK-së, me theks të veçantë ai foli për bashkëpunimin e mirë në mes të dy ministrive; Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu në takim u diskutua për përpjekjet e bëra në procesin e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Ministri Demolli dhe ambasadori shqiptar z. Minxhozi biseduan për vazhdimin e  bashkëpunimit edhe në fushën e shkollimit dhe të trajnimeve për pjesëtarët e FSK-së, në Republikën e Shqipërisë, duke filluar nga trajnimet bazike deri te nivelet me larta në fushën e mbrojtjes.

Gjithashtu, ministri Demolli kërkoi mbështetjen nga ambasadorit Minxhozi mbështetjen e  Shqipërisë në fushën e integrimet euro-atlantike dhe rajonale.

Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Minxhozi duke falënderuar ministrin Demolli për pritjen e ngrohtë, rikonfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes dy shteteve, duke pohuar se ky bashkëpunim është në të mirë të dy shteteve, por edhe në të mirë të sigurisë së rajonit dhe më gjerë.

Vizita e ambasadorit të Shqipërisë në MFSK kishte karakter pune dhe u zhvillua në vazhdën e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy ministrive.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)