04 Maj 2024

Minoritetet në Sektorin e Sigurisë në Kosovën e pas-pavarësisë

Prishtinë, 5 mars - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) publikoi analizën e titulluar “Përfshirje apo përjashtim? Minoritetet në Sektorin e sigurisë në Kosovës e pas-pavarësisë”.


Kjo analizë ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të detajuar të përfshirjes së minoriteteve në sektorin e sigurisë në Kosovë, përkatëissht të institucioneve sic janë: Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës.


Të dhënat preliminarare tregojnë se Kosova posedon një kornizë të konsoliduar ligjore që garanton përfishrje të barabartë dhe dinjitetshme për të gjitha komunitetet etnike në Kosovë. Megjithatë, implemtimi i kornizës ligjore ende janë duke u sfiduar nga faktorët politike, social dhe ekonomik.


Përderisa Policia e Kosovës është “lider” në përfaqësimin e minoriteteve etnike, Forca e Sirgurisë së Kosovës ende po përballet me sfidat politike dhe presionet nga jashtë. Policia e Kosovës numron rreth 8,670 zyrtarë policorë dhe 1143 staf civil.

Në fund të vitit 2013, rreth 84.22% të stafit të PK-së kanë qenë shqiptarë, ndërsa 11.49% ishin serbë, si dhe rreth 5% kanë qenë anëtarë të grupeve të tjera etnike. Integrimi i komunitetit Serb në Polici të Kosovës qëndron rreth 12%, sidocoftë anash janë lënë grupet e tjera etnike si komuniteti Roma, Ashkali dhe Egjiptian që janë përfaqësuar shumë dobët kjo për shkak të nivelit të ulët të edukimit dhe mos qasjen në informacion në gjuhën e tyre përkatëse.


Me marrëveshjen e Brukselit parashihen rritje të pjesmarrjes së komunitetit Serb brenda Policisë së Kosovës.
 
Procesi i implementimit të marrveshjes ka filluar.

Ø  Stacionet e policisë që kanë operuar në pjesën veriore të Kosovës tashmë janë mbyllur,
Ø  Pagat nga Serbia janë ndaluar,
Ø  Gjykatat serbe kanë ndaluar punën,
Ø  Kuvendet komunale në katër komunat veriore janë shpërbërë,
Ø  Rreth 300 ish-pjesëtarë të MUP-it Serb pritet që të bëhen pjesë e PK-së,  prej tyre rreth 80 tashmë i janë bashkuar PK. Më vonë ky numër është rritur dhe ka arritur në një total prej 142 oficerëve. Pritet që rreth 100 oficerë shtesë të përfundojnë induksionin e tyre dhe së shpejti të marrin detyrat në Veri.
 
Sfidat e implementimit:

Ø  Percaktimi dhe respektimi i kritereve të rekrutimit,
Ø  Hapat e “përshpejtuar” të procesit të rekrutimit
Ø  Zhvillimi i procesit në mënyrë relativisht jo-transparente
 
 
Sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës, numri total pjestarëve të uniformuar të FSK-së ka arritur në 2.294. Gjatë vitit 2013 përqindja e numrit të pjesëtarëve të komunitetit pakicë në këtë Forcë ka arritur në 8,85%. Përfaqësimi i pakicave në FSK relativisht i ulët. Në veçanti  ulët mbetet përfaqësimi i komunitetit Serb  në këtë force me gjithsejt vetëm  1.83%

Arsyet kryesore për numër kaq të ulët të përfaqësimit të komunitetit serb janë:

Ø  Ndikimi dhe presionet politike i ushtruar nga Beogradi për të mos ju bashkuar kësaj force;
Ø  Presioni nga grupet radikale brenda Kosovës ndaj Serbëve lokal të cilët kanë shprehur interesimin që të ju bashkangjiten kësaj force.
Hapat e ndërmarrur në përmirësimin e nivelit të përfaqësimit të këtij komunitetit:

Ø  Garantimi me legjislacion i trajtimit të barabartë të gjitha komuniteteve
Ø  Përdorimi i barabartë i gjuhës Shqipe dhe Serbe gjatë ushtrimi të detyrës
Ø  Synimi i arritjes së kuotave nëpërmjet organizimit të kampanjave të ndryshme integruese
 
Rekomandimet
Policia e Kosovës duhet të krijojnë ekipe mobile për të informuar dhe për t’u qasur grupeve etnike minoritare, veçanërisht Rom, Ashkali dhe Egjiptas.

Policia e Kosovës duhet të sigurohet që procesi aktual i integrimit i anëtarëve të strukturave paralele t’i nënshtrohet në mënyrë rigoroze procesit të verifi kimit në mënyrë që të sigurohet që asnjë element kriminal nuk do të inkorporohet në kuadër të strukturës së Policisë.

Forca e Sigurisë e Kosovës duhet të organizojë kurse të detyrueshme gjuhësore (Shqip dhe Serbisht) për të garantuar komunikim të mirë të Shqiptarëve dhe Serb edhe në raste të operacioneve komplekse.

Elita Serbe duhet të inkurajojë komunitetin serb për të marrë pjesë në FSK. Marrëveshjet e fundit kanëvendosur një pikë në fushën e integrimit të komunitetit serb, kështu që elita serbe duhet të jap kontributin e tyre dhe të lobojnë për përfshirje më të mirë në FSK .

Bashkësia Ndërkombëtare duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të bindur Serbinë që të mos ndikojnë negativisht mbi Serbët në Kosovë, e të mos ketë qasje antagoniste në lidhje me institucionet e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në FSK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)