Ministrja Kodheli viziton Kosovën
Prishtinë, 10 janar - Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli sot viziton Kosovën, ku pritet të takohet me përfaqësuesit më të lart të Institucioneve të Kosovës.
Mimi Kodheli, do të takohet me Presidenten Jahjaga, kryeparlamentarin Krasniqi, kryeministrin Thaçi, si dhe me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku.