Ministrja Hoxha takoi dekanët Wing dhe Ross nga Iowa
Prishtinë, 19 korrik - Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti sot në takim dekanët e Universitetit të Iowa-s, ekspertë të së Drejtës dhe të drejtave të njeriut, Adrien Katherine Wing dhe Christopher Rossi, dhe me këtë rast diskutoi për mundësinë e bashkëpunimit e partneritetit ndërmjet dyja shteteve edhe në fushën e drejtësisë.
MD njofton se ministrja Hoxha ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Iowa-s, duke përmendur takimet e deritashme të ndërsjella, me vështrim të veçantë në lëmin e drejtësisë.
Ministrja ka theksuar nevojën për reforma në fakultetet juridike dhe nevojën për mbështetje nga Universitete të njohura siç është ai i Iowas, në mënyrë që të dalin juristë sa më të kualifikuar dhe të gatshëm për tregun e punës.
\"Ministrja Hoxha falënderoi dekanët e pranishëm për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë drejtim\", thuhet në një kumtesë të MD-së.
Ndërsa Wing dhe Rossi theksuan se do të ofrojnë përkrahjen e tyre në sjelljen e përvojave më të mira në Kosovë, duke avancuar bashkëpunimin në drejtim të edukimit të gjeneratave të reja në fushën e drejtësisë.