Ministrja Hoxha priti Ambasadoren e Turqisë
Prishtinë, 25 Korrik - Sot, Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha priti në takim Ambasadoren e Republikës së Turqisë, znj. Kivilcim Kiliç.
Në takim, ministrja Hoxha e falënderoi ambasadoren e Turqisë për bashkëpunimin e deritashëm në lëmin e drejtësisë dhe foli për prioritetet e saj dhe përkushtimin e ministrisë në realizimin e detyrave institucionale.
Ambasadorja Kiliç përgëzoi Ministren Hoxha për pozitën dhe detyrat e reja dhe ofroi bashkëpunimin e saj në përmbushjen e prioriteteve të ministrisë.
Ambasadorja çmoi lartë përkushtimin e Ministres Hoxha dhe theksoi se bashkëpunimi do të vijojë edhe në të ardhmen.
Vlerësim i përbashkët ishte se është në interes të dyja vendeve bashkëpunimi në lëmin e drejtësisë duke i begatuar dhe thelluar ato, në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.