Ministrja Hoxha merr përkrahjen nga Ambasadori O’Connell
Prishtinë, 26 shtator - Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Ministrja Hoxha në takim vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Mbretëria e Bashkuar për Kosovën në zhvillimin e vendit dhe përkrahjes në arenën ndërkombëtare.
Në takim, u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, dhe për reforma të rëndësishme e mëse të duhura vecanërisht për sundimin e ligjit.
Ambasadori O’Connell ia konfirmoi Ministres Hoxha përkrahjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në arenën ndëkombëtare dhe ritheksoi përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme.