Ministrja Hoxha merr përkrahje nga Ambasadorja Daviet
Prishtinë, 27 Korrik Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Francës, Maryse Daviet.
Ambasadorja Daviet uroi Ministren Hoxha për detyrën e re dhe shfaqi përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm. Ministrja Hoxha e falënderoi znj. Daviet për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Francës në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë.
Ambasadorja Daviet shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e përbashkët në fushën e sundimit të ligjit. Po ashtu, gjatë takimit, ministrja Hoxha shprehu ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të viktimave në sulmin e fundit të ndodhur në Francë.
Ministrja theksoi se vlerat universale të të drejtave të njeriut, liria e shprehjes, liria e medias, liria e besimit fetar, janë vlera që bashkojnë shtetin e Kosovës me shtetin mik të Francës.