15 Janar 2025

Ministrja Hoxha kujton 11 shtatorin

Prishtinë, 11 shtator - Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka rikujtuar 11 Shtatorin, ditën e sulmit të tmerrshëm “djepit të demokracisë së përbotshme, Shtetet e Bashkuara”, duke e cilësuar edhe si “sulm ndaj çdo qytetari të lirë”, në një postim në rrjetin social.

Ministrja Hoxha ka potencuar se “gjithherë, do ta kujtojmë këtë ditë duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave të pafajshme dhe të prekurit nga ky sulm i tmerrshëm, kudo në botë”  si dhe “përkrahje të plotë për popullin mik amerikan dhe koalicionin global kundër terrorizmit”. 
 
"Po këtë ditë, ka filluar një sfidë dhe përballje e re me ideatorët e sulmeve të tilla makabre dhe shprehim përkrahje të plotë për popullin mik amerikan dhe koalicionin global kundër terrorizmit”, ka shkruar Ministrja Hoxha në rrjetin social.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)