18 Janar 2025

Ministrja Hoxha: Dhuna ndaj të miturve e papranueshme

Prishtinë, 15 tetor - Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shpreh shqetësimin e​ saj, lidhur me dhunën ndaj të miturve dhe fton të gjithë faktorët institucional e shoqëror për zbatimin e ligjit me prioritet, ku cenohen të drejtat e të miturve dhe femrës, por edhe çfarëdo dhune.

“Jam e tronditur nga rasti i dhunës ndaj të miturës në Rahovec. Rasti i tillë shpresojmë të mos përsëritet dhe organet përgjegjëse duhet të marrin vendime për pengimin dhe luftimin e kësaj dukurie, por edhe çfarëdo dhune”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Në kuadër të strategjive multidiciplinare të pengimit, raportimit dhe çrrënjosjes së dukurive negative dhe dhunës ndaj të miturve, Ministria e Drejtësisë, do t’i trajtojë me prioritet.

Kodi i drejtësisë për të mitur, tashmë gjendet në fazën finale të shqyrtimit dhe pritet që këtyre dukurive negative me veprime ligjore, t’u jepet zgjidhje adekuate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)