21 Prill 2025

Ministrja Haxhiu pranon detyrën: Ne do të nisim punën që e kishim lënë këtu

Prishtinë, 23 mars - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pranuar detyrën e re për të udhëhequr këtë dikaster, detyrë kjo e cila i është dorëzuar nga ministri i deritanishëm z. Selim Selimi.

Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës, ministrja Haxhiu tha se edhe përkundër sfidave që e presin Qeverinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, ajo është e përkushtuar në disa çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë.

“Sapo të votohet programi Qeverisës, ne do të nisim punën që e kishim lënë në çështjen e Vettingut në drejtësi, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit përmes fuqizimit të legjislacionit.''

''Po ashtu themelimin e Institutit për Hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, fuqizimin e kapaciteteve të institucionit për hetimin dhe gjykimin e këtyre krimeve, adresimin e dhunës në familje  por edhe shumë çështje të tjera”, tha ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me opozitën për çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë dhe që janë në interes të Republikës së Kosovës.

Ndërsa ministri i deritanishëm z. Selim Selimi ka uruar ministren e sapo emëruar të Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe i dorëzoi Raportin e Punës së Ministrisë së Drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)