Ministrja e Mbrojtjes të Suedisë viziton Kosovën
Prishtinë, 20 tetor - Ministrja e Mbrojtjes të Suedisë, Karin Enstrom së bashku me një delegacion, sot qëndron në Kosovë më çrast do të vizitoj Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK).
Më këtë rast zëvendësministri i MFSK-së, Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me bashkëpunëtorë, në një ceremoni do ta presin, ministren eMbrojtjes së Suedisë, Zonjën Karin Enstrom, së bashku me një delegacion, në vizitë zyrtare, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Për nder të Ministres së Mbrojtjes të Suedisë, do të rreshtohet Njësia Ceremoniale e FSK-së, ndërsa, Orkestra Frymore e FSK-së, do të bëjë ekzekutimin e himneve të dy shteteve.
Pritja dhe takimi, në mes të dy delegacioneve, do të mbahet në ambientet e Ministrisë së FSK-së, duke filluar nga ora 12:40)