Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli viziton Kosovën
Prishtinë, 1 dhjetor - Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli bashkë me një delegacion të Ministrisë do të vizitojë sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministrja Kodheli do të pritet me një ceremoni ushtarake ku me pas do të ketë një takim me ministrin Haki Demolli, që do të pasohet nga takimi i dy delegacioneve zyrtare.
Kodheli e Demolli do të bejnë edhe një vizitë në Qendrën për Studime Universitare (QSU) dhe në objektin e QSU-së, në kazermën Adem Jashari.