10 Maj 2024

Ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Roberta Pinoti vizitoi Kosovën

Prishtinë, 6 maj - Ministrja e Mbrojtjes e Italisë, znj. Roberta Pinoti vizitoi kontingjentin Italian të KFOR-it në Prishtinë.

Ministrja Pinoti u prit në SHP KFOR, në kampin “Film City”, nga gjeneralmajor Salvatore Farina e më pas ajo pati një takim dhe referim në zyrë ku u njoh me situatën e përgjithshme në Kosovë nga KOM KFOR-i dhe stafi i tijë ndërkombëtarë.

Gjeneralmajor Salvatore Farina theksoi bashkëpunimin pozitiv dhe të ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe me të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes në tërë Kosovën.

KOM KFOR-i ritheksoi rëndësinë e takimeve të rregullta me Shefat e Mbrojtjes së katër vendeve të cilat janë në kufi me Zonën e Përgjegjësisë së KFOR-it, përkatësisht me Shqipërinë, IRJM, Malin e Zi dhe Serbinë.

Gjatë vizitës, Ministrja Italiane e Mbrojtjes u takua me përfaqësuesit më të rëndësishëm politik në Kosovë, përfrshirë Presidenten Atifete Jahjaga, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, me të cilin Ministrja Pinoti nënshrkuajti një “Deklaratë të Shprehjes së Qëllimit” ku palët shprehën aspiratat e tyre për bashkëpunim të përfitimit të përbashkët, sipas interesave të përbashkëta për siguri në zonë.

Autoritetet vendore politike shprehen falenderimin e tyre ndaj Minstres Italiane për kontributin e theksuar për siguri dhe stabilitet nga ana e kontingjentit Italian. Italia është njëra nga kontribueset më të rëndësishme në trupën e KFOR-it që nga viti 1999 dhe sot ka më shumë se 550 ushtarë me shërbim në Kosovë.

Ministrja Pinoti po ashtu u takua me Ambasadorin Italian, SheT Andrea Ferrarese, vizitoi njësitë ushtarake Italiane në kampin “Villagio Italia” dhe manastirin e Deçanit ku edhe takoi kryemurgun e manastirit ortodoks të Deçanit, Atin Sava Janjic.

Kjo vizit në Kosovë ishte edhe rast për Ministren Pinoti që të fluturoj mbi Kosovën veriore dhe vizitoj kampin e KFOR-it te GATE 1 ku edhe mori pjesë në referimin e Komanadantit të Grupit Shumëkombësh të Lindjes.

Në fund të vizitës së saj, Ministraj Pinoti përshëndeti pjesëtarët e kontingjentit Italian ku theksoi rëndësinë e KFOR-it në kontekstin delikat Ballkanik dhe nevojën për të vazhduar përmbushjen e misionit të NATO-së për siguri dhe përparim të të gjithë njerëzve të Kosovës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)