Ministrja e Drejtësisë priti në takim Gardën Ceremoniale të Nderit të SHKK- së
Prishtinë, 15 qershor - Ministrja Haxhiu u njoftua me mandatin dhe aktivitetet e tyre si dhe nevojat që ndërlidhen me angazhimin e tyre të përditshëm si zyrtarë korrektues dhe pjesëtarë të Gardës Ceremoniale të SHKK-së.
Ministrja Haxhiu, u zotua për përkrahjen dhe adresimin e kërkesave të stafit korrektues drejt avancimit të trajtimit të tyre për të garantuar një shërbim korrektues sa më kredibil dhe efikas në misionin e tyre shumë të vlefshëm.