17 Janar 2025

Ministrit Memli Krasniqi ia djegin veturën

Prishtinë, 24 shkurt - Mbremë pas mesnatës persona tash për tash të panjohur ia kanë vënë zjarrit veturës se familjes së ministrit të Bujqësisë së Kosovës, Memli Krasniqi.   

Ministri Krasniqi i pyetur rreth rasti ka pranuar se vetura është e tij por për detaje të tjera ka sugjeruar të kontaktohet policia.

“Është vetura ime për të tjerat pyeteni policinë” ka thënë shkurt Krasniqi.

Në një postim në Facebook, edhe vetë bashkëshortja e Memli Krasniqit ka shkruar për ngjarjen, duke e quajtur një ngjarje absurde djegien e makinës të cilën e përdor për të shoqëruar fëmijët çdo ditë.

Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Florije Ahmeti ka thënë përmes telefonit  se nuk mund të flasin në këtë fazë për motivet e ngjarjes, pasi, sipas saj, prokurori po e heton rastin.

"Sot, rreth orës 1 të mëngjesit në Rrugën “Hajrulla Abdullahu” është djegur një automjet Passat dhe është dëmtuar një tjetër Renault Clio që ishte në afërsi. Policia është duke hetuar ", tha Ahmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)