Ministrit Çeku sot i dorëzohet medalja Ylli i Gjeneralit
Prishtinë, 17 prill - Presidenti i grupit Klik Ekspo Group, nga Republika e Shqipërisë, Luan Muametaj do tia dorëzoj medaljen Ylli i Gjeneralit, ministrit të FSK-së Agim Çeku, në ambientet e Amfiteatrit të Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), të FSK-së, në kazermën Adem Jashari në Prishtinë.
Medalja Ylli i Gjeneralit është mirënjohje e cila ndahet nga grupi Klik Ekspo Group në Republikën e Shqipërisë për ushtarakët që mbajnë gradën e Gjeneralit dhe që kanë kontribute të veçanta në luftë dhe në paqe për lirinë e popujve dhe dinjitetin njerëzor.
Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë: ministri i FSK-së Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MFSK-së dhe FSK-së.
Kurse mysafir nga Shqipëria do të jenë: Presidenti i grupit Klik Ekspo Group, Luan Muametaj, Elena agulli e bija e shkrimtarit Drtëro Agolli, Gjeneral brigade Agim Lala, Gjeneral brigade, Zija Bahja, Gjeneral brigade, Vladimir Qirijazi, Dr. Luan Nikollari, Dr. Din Selimaj, Ormira Lulani, si dhe përfaqësues të medieve të Shqipërisë.