18 Janar 2025

Ministria për Forcën e Sigurisë finalizoi Planin e Integritetit

Prishtinë, 8 qershor - Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës u zhvillua sot konferenca për  finalizimin  e “Planit të Integritetit për Ministrinë për Forcën e Sigurisë’, projekt ky  i mbështetur nga Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë.

Takimin ku u prezantua drafti final i planit të integritetit u kryesua nga Sekretari i përgjithshëm, Shkelzen Sylaj, drejtori për Politika dhe Plane, Faruk Geci si dhe drejtori i Qendrës  Kosovare për Studime të Sigurisë(QKSS), Florian Qehaja.

Pjesëmarrësit, drejtorë, shefa e përfaqësues të njësive dhe departamenteve në MFSK shqyrtuan një për një propozimet e bëra dhe ofruan përmbajtje adekuate që u përfshin në projektin final i cili pritet të përfundohet dhe zyrtarizohet gjatë këtij muaji.

Plani i Integritetit është dokument strategjik dhe operativ që mbështetë me prova rezultatet e procesit sistematik të vlerësimit të rrezikut të integritetit të ndërmarrë brenda organizatës. Ai bazohet në identifikimin e rreziqeve, analizën dhe vlerësimin e rrezikut dhe specifikon masat, sipas rreziqeve, për arritjen e objektivave të saj të integritetit për të avancuar performancën e integritetit të sektorit të administratës publike dhe fuqizimin e sundimit të ligjit dhe vlerave e standardeve profesionale

Qëllimi kryesor  i planit të integritetit është forcimi i integritetit dhe forcimi i kulturës anti-korrupsion në sektorin publik duke identifikuar rreziqet, planifikimin dhe zbatimin e masave adekuate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)