Ministria e Punëve të Brendshme lanson projektin “Patentë-shoferi mobil”
Prishtinë, 23 shkurt - Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Agjencisë për Regjistrim Civil, e mbështetur nga kompania gjermane “Veridos GmbH - Identity Solutions by Giesecke+Devrient and Bundesdruckerei”, do të lansojnë sot projektin: “Patentë-shoferi mobil”.
Në ceremoninë e lansimit do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, shefi i operacioneve i kompanisë Verdios, dr. Hermann Sterzinger, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtarë.
Kosova është vendi i parë në botë që do të ketë këtë aplikacion për patentë-shoferë, i cili do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë patentë-shoferë, i cili mund të lexohet nga telefoni mobil.
v