Ministria e FSK-së, nënshkroi marrëveshje me IKSHP
Qëllimi i kësaj marrëveshje është koordinimi i aktiviteteve, bashkëpunimi dhe ofrimi i ndihmës profesionale dhe shkencore në lëmin e Shëndetësisë Publike nga IKSHPK për FSK-në, në promovimin dhe avancimin e shërbimeve të shëndetësisë publike në FSK.
Fushat e bashkëpunimit janë: sëmundjet ngjitëse, shëndeti mjedisor dhe menaxhimi i rreziqeve, diagnostikimi në laboratoret referente për sëmundjet ngjitëse dhe bioterroriste, hulumtimet e përbashkëta, bashkëpunimi reciprok në terren në fushën e shëndetësisë publike, etj.