Ministria e FSK-së, bëhet me objekt të ri
Prishtinë, 26 nëntor - Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), shënimin e ditës se kësaj force nuk e ka pasur të vetmin gëzim. Pas ceremonisë qendrore për shënimin e Ditës se FSK-së, me ceremoni ushtarake, është përuruar objekti i ri i kësaj ministrie.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka deklaruar se ndihet i gëzuar për këtë objekt, pasi për 15 vite pjesëtarët e kësaj force kanë punuar në kushte jo edhe aq të volitshme. Të nderuar kolegë, jam i sigurt se ju do të ndiheni mirë duke punuar në këtë ndërtesë. Për më shumë, duke pasur një ndërtesë moderne, ju do të keni më shumë mundësi të përqendroheni më lehtë në detyrat e juaja dhe do ti kryeni ato me më shumë sukses, ka thënë Çeku. Objekti ka një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë dhe ka kushtuar mbi 5 milionë e 700 mijë euro.
Objekti i ri i Ministrisë se FSK-së është ndërtuar në hapësirat e Kazermës Adem Jashari në Prishtinë.