07 Maj 2024

Ministria e Drejtësisë me mekanizëm të përbashkët

Prishtinë, 4 shtator - Dihet se në janar 2013, kanë hyrë në fuqi Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale si dhe Ligji për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Gjykatat. Këto ligje sollën një mori ndryshimesh në sistemin gjyqësor e veçanërisht në sistemin e drejtësisë penale në Kosovë.

Më qëllim të plotësimit të kriterit për liberalizimin e vizave në fushën e sundimit të ligjit dhe me qëllim të vlerësimit të funksionimit të sistemit të ristrukturuar të drejtësisë penale në Republikën e Kosovës, krerët e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, sot, nënshkruan Termat e Referencës për “Mekanizmin e Përbashkët për Vlerësimin e Funksionimit të Sistemit të Ristrukturuar të Drejtësisë Penale”.

 
Pas nënshkrimit, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se me anë të këtij nënshkrimi, përveç ruajtjes së pavarësisë institucionale, ky mekanizëm do të vlerësoj të arriturat dhe sfidat eventuale të sistemit të ristrukturuar të drejtësisë penale në Kosovë.

Përmes këtij mekanizmi vlerësues “do të shikohet nevoja për ndryshime eventuale në fushën e drejtësisë penale me qëllim të vazhdimit të ndërtimit të një rendi ligjor sa më të përsosur në Republikën e Kosovës” tha Ministri Kuçi. 

Në vazhdim, duke folur për rëndësinë e drejtësisë penale, Ministri Kuçi tha se në kuadër të saj, prioritetet kryesore të institucioneve të Kosovës, përveç tjerash, janë luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit, shpërlarjes së parave dhe çështjet e krimeve të luftës.
 
Nënshkrimi i termave të referencës për mekanizmin e përbashkët për vlerësimin e funksionimit të sistemit të ristrukturuar të drejtësisë penale, u vlerësua edhe nga Kryetari i Këshillit Prokurorial, njëherësh Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi dhe Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.

Sipas tyre institucionet që ata udhëheqin do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin edhe në kuadër të këtij mekanizmi me qëllim të rishikimit të funksioneve të sistemit të drejtësisë penale dhe raportimit të përbashkët të vlerësimit për këtë sistem.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)