15 Dhjetor 2024

Ministria e Drejtësisë jep arsyet rreth suspendimit të Avokatit të Shtetit

Prishtinë, 15 gusht - Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas shkrimeve lidhur me suspendimin e Avokatit të Shtetit.

"Në disa portale dje, u raportua se Ministrja Dhurata Hoxha, ka suspenduar avokatin shtetëror Shefqet Hasimi, vetëm pse “foli kundër korrupsionit”. Kjo deklaratë është plotësisht tendencioze dhe ka për qëllim manipulimin e opinionit publik për të krijuar një imazh negativ të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministres Hoxha", thuhet në një komunikatë të Ministrisë.

Sipas Ministrisë, Avokati shtetëror Shefqet Hasimi u suspendua dhe ka filluar procedura disiplinore kundër tij sepse në komunikim zyrtar ka bërë deklarata të pavërteta në raport me Agjencinë Kosovare të Privatizimit duke e akuzuar atë se ka bërë privatizimin e kundërligjshëm të Hotelit Grand.

"Avokati shtetëror, Sheftqet Hasimi, e ka bërë këtë deklaratë të pavërtetë edhe pse Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për Çështjet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit në dy instanca e ka vërtetuar se privatizimi i Hotelit Grand ka qenë i ligjshëm. Kjo çështje është ngritur edhe deri në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ka refuzuar ankesën. Republika e Kosovë është paditur nga Mabco Construction në arbitrazh ndërkombëtar për dëmshpërblim lidhur me rastin e privatizimit të Hotel Grand dhe në këtë procedurë Republika e Kosovës mbrohet nga Avokatura Shtetërore, pjesëtar i të cilës është vet Shefqet Hasimi", thuhet në komunikatën e MD-së.

Sipas MD-së, deklaratat e tij të pavërteta e dëmtojnë pozicionin juridik të Republikës së Kosovës në procedurën e arbitrazhit dhe janë jo vetëm joprofesionale por edhe të pandershme, kur si avokat shtetëror e ka për detyrë të mbrojë Republikën e Kosovës.

"Nëse avokati shtetëror Shefqet Hasimja ka fakte se procedura e privatizimit të Hotel Grand ka elemente korruptive, si avokat shtetëror është dashur të ngrit këtë çështje te organet kompetente, gjë që nuk e ka bërë, e jo të bëjë deklarata që dëmtojnë interesin juridik të Republikës së Kosovës", thuhet në komunikatë.

Kundër veprimeve joprofesionale të avokatit shtetëror Shefqet Hasimja, Ministria e Drejtësisë thotë se ka pranuar ankesa të shumta nga Ministritë dhe Agjencitë shtetërore për qasje joprofesionale, kulmi i të cilave ka qenë deklarata lidhur me Hotelin Grand, dhe për të cilat tani do t’i nënshtrohet procedurës së disiplinimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)