03 Maj 2024

Ministria e Drejtësisë e përkushtuar ndaj institucioneve korrektuese

Prishtinë, 12 korrik – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim stafin e shërbimit shëndetësor të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët në bazë të një marrëveshje të bashkëpunimit kanë kaluar nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministri Kuçi tha se qëllimi i delegimit të kompetencave për ofrimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Shëndetësisë, është ngritja e shërbimeve shëndetësore në institucionet korrektuese dhe të paraburgimit. Ministri ka falënderuar stafin për punën që kanë bërë në kohën sa ishin pjesë e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Milazim Gjocaj, Udhëheqësi i Shërbimit Shëndetësor, falënderoi Ministrin Kuçi për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për këtë shërbim, ndërsa shprehi nevojën që një mbështetje e tillë të vazhdoj edhe me tutje.

Delegimi i kompetencave nga MD në MSH do të mundësoj ofrimin e kujdesit shëndetësor kualitativ për të gjithë personat që janë në mbajtje të dënimit në institucionet korrektuese, me standarde ekuivalente me ato që ofrohen për qytetarët në liri, në pajtim me rregullat evropiane për burgje dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për trajtim shëndetësor adekuat dhe profesional.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)