15 Janar 2025

Ministria e Drejtësisë dhe USAID vazhdojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 17 qershor - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim drejtorin e USAID-it në Kosovë, James Hope, me të cilin ka diskutuar për prioritetet në fushën e sundimit të ligjit në vend.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi ka theksuar synimin e Ministrisë së Drejtësisë për të bërë një rishikim strategjik të sektorit të drejtësisë, duke u përqendruar në harmonizimin dhe përmirësimin e legjislacionit ekzistues, në njërën anë, dhe përmirësimin e funksionimit institucional, në anën tjetër.

Prezantimi i një pasqyre objektive të sektorit të drejtësisë do të shërbejë si parakusht për hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për vitet në vijim, që do të kontribuojë në ngritjen e efikasitetit dhe llogaridhënies të sistemit të drejtësisë.

Ministri Kuçi, ka falënderuar Drejtorin e USAID-it në Kosovë, z. Hope, për përkrahjen teknike që USAID-i po i ofron Ministrisë së Drejtësisë në hartimin e strategjisë kombëtare për të drejtat pronësore.

Z. Hope ka shprehur gatishmërinë  e USAID-it për të përkrahur Ministrinë e Drejtësisë në përpilimin e një strategjie gjithëpërfshirëse sektoriale për të drejtën pronësore, duke ofruar edhe mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve ndërinstitucionale në këtë fushë.

E drejta pronësore është shtylla e sundimit të ligjit. Regjim i drejtë i së drejtës pronësore nënkupton që shteti ka hartuar ligje që mbrojnë të drejtën pronësore, si dhe që shteti ka arritur një shkallë të kënaqshme të zbatimit të këtyre ligjeve. Zbatimi i suksesshëm i ligjeve kërkon bashkërendim dhe menaxhim të mirë mes akterëve përbërës të regjimit të së drejtës pronësore.

Ministri Kuçi dhe z. Hope gjithashtu kanë biseduar për përpjekjet që duhen bërë drejt funksionalizimit të mëtutjeshëm të profesioneve të lira, që kontribuojnë direkt në ngritjen e efikasitetit në sistemin e drejtësisë. Veçanërisht është diskutuar për plotësim-ndryshimin e ligjit për procedurën përmbarimore.

Në fund ishte qëndrim i përbashkët që të vazhdohet bashkëpunimi në fusha të caktuara, si dhe të  ketë takime të rregullta të akterëve relevant, duke kontribuar në realizimin e nismave të përbashkëta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)