Ministri Xhelal Sveçla priti në takim lamtumirës Gjeneralin Jörg Rüter
Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi Gjeneralin Jörg Rüter për bashkëpunimin e shkëlqyer në avancimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, si dhe i uroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme duke e siguruar se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe më tutje me Gjeneralin Joachim Hoppe.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rolin e NALT-it në mbështetje të institucioneve, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë.
Në fund të takimit misitri Sveçla shprehu përkushtimin e tij maksimal që në koordinim dhe bashkëveprim me aleatët tanë, të ofrojë siguri për të gjithë vendin, qytetarët tanë dhe të shtyjnë përpara aspiratat e shtetit tonë në integrimin euro atlantik.