Ministri Veliu i gatshëm për mbështetje të AKP-së
Prishtinë, 2 mars - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, priti në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, z. Valon Tolaj.
Në këtë takim u diskutua për projektet e përbashkëta të dy institucioneve dhe modalitetet e bashkëpunimit mes MPBAP-së dhe AKP-së.
Me këtë rast ministri Veliu shprehi gatishmërinë e tij për mbështetje të AKP-së me qëllim të administrimit sa më të mirë të ndërmarrjeve shoqërore.