Ministri Sveçla në Panairin e Mbrojtes dhe Hapësirës Ajrore të Detit Adriatik
Prishtinë, 29 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ftuar nga Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banožić sot do të marë pjesë në Panairin Tradicional të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore të Detit Adriatik (Adriatic Sea Defense and Aerospace 2021).
ASDA në Split është ekspozita më e madhe e pajisjeve dhe armëve ushtarake në atë zonë. Ministri Svçla theksoi se kjo është një mundësi e mirë e njoftimit me të arriturat e fundit në industrinë e armëve dhe pajisjeve ushtarake si dhe vendosjen e bashkëpunimit me shumë shtete që e kanë të zhvilluar dhe të avancuar këtë industri.
Përgjatë kësaj ekspozite ministri Sveçla do të zhvilloj takime bilaterale edhe me homologët e tij që përfaqësojnë shtetet aleate të Republikës së Kosovës.