Ministri Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme
Prishtinë, 21 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zhvillimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës.
Komisioni në mbledhjen e sotme do të shqyrtojë edhe raportin me rekomandime për Projektligjin për Infrastrukturë Kritike si dhe shqyrtimin e raportit me rekomandime për Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-214