Ministri Sefaj pezullon nënshkrimin e kontratave për konkursin e IPK-së
Ky vendim është marrë pas ankesave të shumta që kanë bërë kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në këtë konkurs. Ministri Sefaj ka kërkuar nga auditorët e brendshëm të MPB-së dhe i Inspektoratit Policor të Kosovës për të vlerësuar të gjithë procesin.
Me qëllim që të sqarohet e gjithë situata dhe ankesat e kandidateve të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe që të mos iu bëhet e padrejtë ndonjërit prej kandidatëve, ministri Sefaj ka pezulluar këtë proces, deri në daljen e rezultateve nga auditorët. Ky vendim është bërë me qëllim që të ketë transparencë të plotë të këtij konkursi.
Me këtë rast ju kërkojmë falje dhe kërkojmë mirëkuptimin e kandidatëve që janë përzgjedhur në këtë konkurs. Pas përfundimit të auditimit, ministri Sefaj do të dalë me një qëndrim rreth këtij konkursi.
Me marrjen e këtij vendimi ministri Sefaj ka njoftuar Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë.