02 Maj 2024

Ministri Rexhepi vizitoi tri komuna të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 23 korrik - Sot Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga zëvendësministri MPB-së, Sasa Rasic, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe zëvendësdrejtori Dejan Jankovic, kanë vizituar tri komuna të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i vizitave ka qenë sigurimi i qytetarëve se Institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie, si dhe inkurajimi i qytetarëve për kthim në vendbanimet e tyre.

Delegacioni së pari ka vizituar fshatin Drenovc të komunës së Klinës, me ç`rast Ministri Rexhepi është takuar kryetarin komunës së Klinës Sokol Bashota dhe banorët e fshatit të cilët i takojnë kryesisht komunitetit serb.

Ministri Rexhepi në këtë rast ka siguruar banorët e këtij fshati se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës po angazhohen maksimalisht që qytetarët e Kosovës të ndjehen të sigurtë në vendin ku jetojnë.

Ministri Rexhepi po ashtu ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të caktojë një zyrtar policorë, që të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, në mënyrë që Policia e Kosovës të jenë sa më afër për reagime në rast nevoje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni ka shtuar se Policia e Kosovës është çdo herë e gatshme që t`u ofroj siguri banorëve të komunës së Klinës dhe se stacioni i Policisë në Klinë ka kapacitete të mjaftueshme për t`i siguruar qytetarët e kësaj komune.

Delegacioni më pas ka vazhduar agjendën duke vizituar komunën e Istogut, më ç`rast është takuar me kryetarin e Komunës Haki Rugova dhe përfaqësues të komunitetit serb të kësaj komune.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e sigurisë dhe kthimin e komunitetit serb në vendbanimet e tyre. Ministri Rexhepi ka vlerësuar se Komuna e Istogut është shembull i bashkëjetesës së qytetarëve të komuniteteve të ndryshme.

Gjithashtu u vlerësua lartë puna e policisë në rolin e zbardhjes së rreth 80% te rasteve që kanë ndodhur ne zonat e banuara me komunitete të ndryshme.

Njëherit Kryetari i komunës së Istogut. Haki Rugova u sigurua nga Ministri Rexhepi dhe Drejtori Maxhuni, se do të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në këtë komunë, me theks të veçantë në zonat me vendbanim të komuniteteve.

Pas përfundimit të këtij takimi, delegacioni i kryesuar nga Ministri Rexhepi, ka vazhduar vizitën në fshatin Talinovc të Komunës së Ferizajt. Rexhepi aty është pritur nga Kryetari i Komunës Veliu dhe së bashku kanë vizituar familjen Jevdic, në të cilën kohë më parë ka ndodhur një rast i vrasjes.
 
Gjatë kësaj vizite Ministri Rexhepi informoi familjarët dhe qytetarët e asaj zone se Policia e Kosovës së bashku me EULEX-in është duke vazhduar hetimet lidhur me zbardhjen e këtij rasti.

Njëherit siguroi banorët e kësaj zone se Policia e Kosovës do të vazhdoje ta ketë prezencën e pandërprere në këto zona, me qëllim te ngritjes së nivelit të sigurisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)