Ministri Rexhepi priti eurodeputeten Tanja Fajon
Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur në takim eurodeputeten e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.
Në këtë takim, ministri Rexhepi e informoi, znj. Fajon rreth arritjeve të Republikës së Kosovës në zbatimin e kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave dhe zbatimin e marrëveshjeve që rrjedhin nga dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa, eurodeputetja Fajon vlerësoi zhvillimet në Republikën e Kosovës dhe reformat e ndërmarra me qëllim të konsolidimit të sundimit të ligjit në vend. Gjithashtu ajo inkurajoi vazhdimin e reformave dhe rritje të efikasitetit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.