11 Janar 2025

Ministri Rexhepi priti delegacionin e Parlamentit Evropian

Prishtinë, 30 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur në takim delegacion e Parlamentit Evropian, të udhëhequr nga Eduard Kukan, në përbërje të cilit ishin euro-deputetët: Ulrike Lunacek, Doris Pack, Lajos Bokros, Antonio Cancian dhe Tonino Picula.

Ministri Rexhepi e njoftoi delegacionin e Parlamentit Evropian për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë  dhe për përgatitjet që është duke i bërë Policia e Kosovës, sa i përket aspektit të sigurisë gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 3 nëntor dhe për procesin e zbatimit të marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbinë.

Po ashtu, ai i njoftoi euro-deputetët për përmbushjen e kritereve të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, ku është hartuar legjislacioni në përputhje me direktivat e BE-së, si dhe është bërë hartimi i dokumenteve strategjike.

Ministri Rexhepi vlerësoi se është bërë progres në procesin e riatdhesimit, ri-integrimit, menaxhimin e integruar dhe kontrollin e kufirit, sigurisë së dokumenteve dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit.

Ndërsa euro-deputetët vlerësuan progresin e Kosovës, në përmbushjen e rekomandimeve të Udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave. Gjatë takimit ata u shprehën të gatshëm që edhe në të ardhmen do të vazhdojë mbështetja e Parlamentit Evropian për proceset integruese të Kosovës.
 

Fillimi i negociatave për MSA u vlerësua nga të  dy palët si një hap i rëndësishëm për proceset integruese evropiane të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)