Ministri Rexhepi priti ambasadorin e Zvicrës
Prishtinë, 20 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sot ambasadorin e Republikës së Zvicrës në Prishtinë, Lukas Beglinger.
Ministri Rexhepi e njoftoi ambasadorin Beglinger për punët dhe aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Lukas Beglinger e përgëzoi ministrin Rexhepi për emërimin e tij Ministër i Punëve të Brendshme dhe shprehu besimin se do të vazhdohet bashkëpunimi për mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës për ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.