17 Maj 2024

Ministri Rexhepi priti ambasadoren e Francës në Kosovë

Prishtinë,5 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi ka pritur ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet për të diskutuar për migrimin e paligjshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Informata e kohëve të fundit, gjoja se Franca njeh automatikisht të drejtën për azil për qytetarët e Kosovës nuk është e saktë dhe nuk përputhet fare me realitetin.

Qeveria Franceze është në procesin e ndryshimeve të legjislacionit që ka të bëjë me azil,  që do favorizon veçanërisht procedurat e përshpejtuara të shqyrtimit të aplikacioneve, në veçanti ato të pabazuara (që është rasti me shumicën e aplikimeve për azil nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës). Me rastin e refuzimit,  kthimet do jenë poashtu të përshpejtuara.

Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të evitojnë të bien viktimë të grupeve individësh që organizojnë trafikimin e migracionit të paligjshëm dhe të paguajnë atyre shuma të mëdha parash, të marrin rrugën e panjohur dhe të përfundojnë në qendrat e ndalimit në vendet evropiane.

Policia e Kosovës ka arrestuar një numër të konsiderueshëm të personave që merren me krim të organizuar dhe kontrabandim me migrantë. Kjo luftë kundër kësaj forme të krimit të organizuar do të vazhdoj me prioritet të lartë.

Mbi të gjitha, migrimi i paligjshëm i qytetarëve të Republikës së Kosovës në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian ka ndikim negativ të drejtpërdrejtë në procesin e liberalizimit të vizave dhe të procesit të integrimit Evropian të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)