Ministri Rexhepi nderoi me medalje karabinierët italian
Prishtinë, 7 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur sot në një takim lamtumirës pjesëtarë të celulës G2 dhe G3 të regjimentit të Karabinierëve MSU me shërbim në Republikën e Kosovës.
Ministri Rexhepi falënderoi pjesëtarët e karabinierëve italian për kontributin e dhënë në ruajtjen e rendit dhe sundimit të ligjit në Kosovës dhe gjithashtu për ndihmën e dhënë në ngritjen e kapaciteteve për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Për këtë kontribut ministri Rexhepi i nderoi pesë pjesëtarë të karabinierëve me Medalje të Meritës.
Pjesëtarët e karabinierëve në krye me Kapiten, Damiano Del Gigante, shef i celulës, së fundi kanë bashkëpunuar me Policinë e Kosovës dhe me institucionet tjera të Kosovës, duke kontribuar në përgatitjen dhe përmirësimin e nivelit tekniko-profesional të Policisë së Kosovës, duke organizuar edhe kurse të shumta.