Ministri Rexhepi kritikohet për mosbashkëpunim me deputetët
Prishtinë, 25 shkurt - Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kritikuar sot ministrin e brendshëm Bajram Rexhepi për mosbashkëpunim me komisionin.
Kreu i këtij komisioni, Ahmet Isufi tha se komisioni i ka dërguar kërkesë me shkrim MPB-së për të informuar komisionin për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend por ai nuk është përgjigjur.
Ne iu kemi drejtuar MPB që të na e dërgoj një informatë lidhur me incidentet që kanë ndodhur kohen e fundit. Ne ende nuk e kemi marrë , tha Isufi.