03 Maj 2024

Ministri Rexhepi inkurajoi policinë kufitare

Prishtinë, 2 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, vizituan drejtorinë rajonale të Policisë Kufitare në Luzhan të Podujevës.

Ministri Rexhepi, bisedoi me zyrtarët e policisë Kufitare për zhvillimet e fundit dhe u interesua për kushtet e punës së Policisë Kufitare, patrullimet në këtë pikë kufitare dhe me shqetësimet që  kanë gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, inkurajoi zyrtarët e Policisë Kufitare që të kryejnë punën e tyre sipas mandatit që kanë, në ruajtje të rendit dhe ligjit dhe në respektim të tërësisë territoriale, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ministri Rexhepi dhe drejtori Maxhuni gjatë kësaj vizite kanë qëndruar edhe pikën kufitare në Merdare, për të parë nga afër punën që po zhvillohet në këtë pikë kufitare. Ministri Rexhepi pa nga afër kolonat e gjata të qytetarëve të Kosovës që po pritnin në anën serbe të kufirit.

“Kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion ndaj palës serbe në mënyrë që ata të kryejnë obligimet e tyre karshi marrëveshjes për lëvizje të lirë të arritur në Bruksel. Është e patolerueshme që qytetarët tanë që vinë nga perëndimi të mbahen me orë të tëra në kufi, për shkak të neglizhencës së qëllimshme të zyrtarëve serb. Kërkojmë që ky maltretim i qytetarëve tanë të merr fund”,- tha ministri Rexhepi. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)