Ministri Rexhepi hedh poshtë kritikat e disa deputetëve
Prishtinë, 26 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi përmes një komunikate për media ka hedhur poshtë kritikat e disa prej anëtarëve të Komisioni për Siguri dhe Punë të Brendshme, kinse për injorim të këtij komisioni.
Ministri Rexhepi sqaron për opinionin se ka qenë çdoherë i gatshëm të raportojë në kohë optimale për të gjitha rastet kur ka pasur ftesë nga Komisioni për raportim për fushat e përgjegjësisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri Rexhepi vlerëson se është e pandershme që anëtarë të këtij komisioni të bëjnë deklarata të tilla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, shprehet i gatshëm që ti përgjigjet përgjegjësive institucionale për raportim para komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme.
Ndërkaq për kërkesën e fundit nga Komisioni për raportim me shkrim për gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës për tre muajt e fundit, kjo kërkesë është pranuar më 20 shkurt dhe sot është e gatshme të dorëzohet.